Nafta arrin në 116 dollarë për fuçi, pritet vendimi për çmimet e reja të karburanteve!

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot do të shpallë çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë për shtatë ditët e ardhshme. Vendimi vjen në një kohë kur nafta në tregjet ndërk...

tetor 26, 2026 - 12:00
Nafta arrin në 116 dollarë për fuçi, pritet vendimi për çmimet e reja të karburanteve!

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot do të shpallë çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë për shtatë ditët e ardhshme.

Vendimi vjen në një kohë kur nafta në tregjet ndërkombëtare ka arritur në 116 dollarë për fuçi, me një rritje javore prej rreth 6 për qind.

Sipas vendimit të fundit, benzina u lirua për 2,50 denarë për litër, ndërsa dizeli u shtrenjtua për dy denarë.

Aktualisht, Eurosuper 95 kushton 96 denarë për litër, Eurosuper 98 shitet për 98 denarë, ndërsa Eurodizeli kushton 99 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri shitet me çmim prej 110,50 denarësh për litër.

Mbetet të shihet nëse rritja e çmimit të naftës në bursat botërore do të reflektohet edhe në çmimet e reja në vend.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.