Nafta shtrenjtohet sërish: Dizeli arrin 101 denarë, benzina deri në 99 denarë
Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të rriten sërish nga mesnata, sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). KRRE ka vendosur rritje mesatare prej 4.89 për qind të çmimeve me pakicë, krahasuar me...
Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të rriten sërish nga mesnata, sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE).
KRRE ka vendosur rritje mesatare prej 4.89 për qind të çmimeve me pakicë, krahasuar me vendimin e 31 gushtit 2026.
Rritja më e madhe prek dizelin, i cili shtrenjtohet për 6 denarë për litër. Nga 8 shtatori, ora 00:01, çmimet maksimale do të jenë:
- Eurosuper BS-95: 97 denarë/litër
- Eurosuper BS-98: 99 denarë/litër
- Eurodizel: 101 denarë/litër
- EL-1: 105 denarë/litër
- Mazut M-1 SU: 46,001 denarë/kg
Benzinat BS-95 dhe BS-98 do të rriten për nga 3 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shtrenjtohet për 8 denarë për litër.
Me vendimin e ri, Eurodizeli kalon pragun e 100 denarëve për litër, duke e bërë atë një nga goditjet më të drejtpërdrejta për transportuesit dhe qytetarët që përdorin automjete me naftë. Gazeta Flaka
The post Nafta shtrenjtohet sërish: Dizeli arrin 101 denarë, benzina deri në 99 denarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.