“Naser, a po e çon në Zyre të Kryeministrit?”, Gërvalla me plot disponim e procedon ligjin për Byronë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka publikuar një klip duke nënshkruar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe duke e proceduar për Qeveri. Në këtë video, Gërvalla shihet në di...

shtator 25, 2026 - 16:00
“Naser, a po e çon në Zyre të Kryeministrit?”, Gërvalla me plot disponim e procedon ligjin për Byronë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka publikuar një klip duke nënshkruar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe duke e proceduar për Qeveri.

Në këtë video, Gërvalla shihet në disponim me stafin e saj, derisa u zotua se këtë ligj do ta jetësojnë.

“Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit. Nuk ka rrugë tjetër. Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet dhe do ta jetësojmë!”, ka shkruar ajo.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.