Natë e rëndë: Edhe DJ Gimbo humb personin më të dashur të familjes, nuk po mund ta përballojë këtë dhimbje

DJ Gimbo ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të dhimbshëm, duke bërë të ditur se ka ndërruar jetë gjyshja e tij, Ruka (Mavraj) Osmanaj. Lajmin për humbjen e familjares së tij, DJ Gimbo e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram Sto...

shtator 2, 2026 - 23:30
Natë e rëndë: Edhe DJ Gimbo humb personin më të dashur të familjes, nuk po mund ta përballojë këtë dhimbje

DJ Gimbo ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të dhimbshëm, duke bërë të ditur se ka ndërruar jetë gjyshja e tij, Ruka (Mavraj) Osmanaj.

Lajmin për humbjen e familjares së tij, DJ Gimbo e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram Story, ku ka publikuar njoftimin mortor për ndarjen nga jeta të gjyshes, e cila ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Në një moment të vështirë për të dhe familjen e tij, ai ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një dedikim të shkurtër, por mjaft emocional, përmes të cilit ka shprehur dhimbjen për humbjen e gjyshes.

“Shpirti në paqe gjyshe”, ka shkruar DJ Gimbo, duke e shoqëruar dedikimin me emoji të duarve në lutje.

Përmes këtij mesazhi të shkurtër, ai ka përcjellë dhimbjen dhe mallin për një prej njerëzve të dashur të familjes, ndërsa në njoftimin mortor janë bërë të ditura edhe detajet për ceremoninë e varrimit.

Varrimi i të ndjerës Ruka (Mavraj) Osmanaj do të bëhet sot, më 2 shtator, në orën 16:00, në varrezat e reja të fshatit Trubuhoc, ku familjarët, të afërmit dhe të njohurit do t’i japin lamtumirën e fundit.

Humbja e një personi të dashur është gjithmonë një moment i rëndë për familjen, ndërsa në këto ditë zie, DJ Gimbo dhe familjarët e tij kanë marrë mesazhe solidariteti dhe ngushëllime nga të afërmit dhe njerëzit e tyre të dashur.

Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta DJ Gimbos dhe familjes së tij për humbjen e gjyshes së tij. U prehtë në paqe!/ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.