Ndahet nga jeta ish-kryetari i Prizrenit dhe një nga figurat kyçe të LDK-së, Eqrem Kryeziu

Ka ndërruar jetë Eqrem Kryeziu në moshën 78-vjeçe, ish-profesor universitar dhe një nga figurat e njohura të jetës politike dhe akademike në Kosovë. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët. Kryeziu ishte një nga figurat krye...

gusht 25, 2026 - 19:30
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Prizrenit dhe një nga figurat kyçe të LDK-së, Eqrem Kryeziu

Ka ndërruar jetë Eqrem Kryeziu në moshën 78-vjeçe, ish-profesor universitar dhe një nga figurat e njohura të jetës politike dhe akademike në Kosovë. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët.

Kryeziu ishte një nga figurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe për disa vite drejtoi degën e kësaj partie në Prizren. Ai ishte kryetar i Komunës së Prizrenit nga viti 2000 deri më 2007.

Përveç angazhimit në politikë, Eqrem Kryeziu kishte një karrierë të gjatë akademike. Ai ishte profesor i letërsisë shqipe dhe doktor i shkencave filologjike, ndërsa kishte botuar edhe vepra shkencore në fushën e letërsisë.

Kryeziu ka qenë gjithashtu deputet i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i Kuvendit, si dhe anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës.

Gjatë viteve të veprimtarisë politike, ai ka mbajtur edhe përgjegjësi të tjera në LDK.

Eqrem Kryeziu kishte lindur më 15 shkurt 1948 në Pagarushë të Malishevës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot tek varrezat e reja të qytetit në Prizren (në Landovicë).

Paraprakisht, nën patronatin e Komunës së Prizrenit në ora 14:30 do të mbahet një mbledhje komemorative në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.