Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së, Afrim Mehmetaj
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka ndërruar jetë bashkëluftëtari i tij, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjes Mehmetaj, miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gj...


Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka ndërruar jetë bashkëluftëtari i tij, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjes Mehmetaj, miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
“Paska ndërruar jetë bashkëluftëtari i orëve të para, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut. U prehsh në paqe!”, shkroi Haradinaj.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.