Ndahet nga jeta Leonard Kurti, Drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Është ndarë nga jeta Mr. Ph. Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe Drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK. Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij profesio...

tetor 31, 2026 - 21:30
Ndahet nga jeta Leonard Kurti, Drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Është ndarë nga jeta Mr. Ph. Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe Drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij profesional, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar.

“Gatishmëria e tij për të ndihmuar, korrektësia dhe mikpritja e treguar ndaj anëtarëve të Odës do të kujtohen gjithmonë me respekt të veçantë”, thuhet në reagimin e Odës.

Leonard Kurti ka lënë pas vetes dy djem, të moshës 2 dhe 6 vjeçare.

Vdekja e tij është cilësuar si humbje e rëndë për familjen, kolegët dhe komunitetin shëndetësor.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.