Ndahet nga jeta Lirim Hajredini, drejtor i Alsat-M dhe djali i ish-ministrit Xhevdet Hajredini

Një lajm i rëndë ka tronditur sot komunitetin mediatik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Lirim Hajredini, drejtor operativ i televizionit Alsat-M për më shumë se 16 vite, është gjetur i pajetë pranë qendrës tregtare Mavrovka në Shkup, në afë...

gusht 13, 2026 - 16:00
Ndahet nga jeta Lirim Hajredini, drejtor i Alsat-M dhe djali i ish-ministrit Xhevdet Hajredini

Një lajm i rëndë ka tronditur sot komunitetin mediatik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Lirim Hajredini, drejtor operativ i televizionit Alsat-M për më shumë se 16 vite, është gjetur i pajetë pranë qendrës tregtare Mavrovka në Shkup, në afërsi të selisë së televizionit.

Sipas informacioneve të para, vendi i ngjarjes është siguruar nga policia, ndërsa trupi i Hajredinit është dërguar për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Hajredini, i lindur në vitin 1978, për më shumë se një dekadë e gjysmë ishte pjesë e strukturës drejtuese të Alsat-M dhe një nga figurat e njohura të këtij mediumi.

Ai ishte djali i ish-ministrit të Financave, Xhevdet Hajredini.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar pikëllim në mesin e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të komunitetit mediatik.

Redaksia e Flaka Media u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajredini, kolegëve dhe stafit të Alsat-M për këtë humbje të rëndë.

Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen pas përfundimit të obduksionit. Gazeta Flaka

The post Ndahet nga jeta Lirim Hajredini, drejtor i Alsat-M dhe djali i ish-ministrit Xhevdet Hajredini appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.