Ndahet nga jeta në moshë të re Albana Sylejmani Hoti nga Gjilani

Një lajm i trishtë ka prekur familjen Hoti dhe Sylejmani në Gjilan, pas ndarjes nga jeta të të resë, Albana Sylejmani Hoti. Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku kanë bërë të ditura edhe detajet pë...

gusht 10, 2026 - 11:30
Ndahet nga jeta në moshë të re Albana Sylejmani Hoti nga Gjilani

Një lajm i trishtë ka prekur familjen Hoti dhe Sylejmani në Gjilan, pas ndarjes nga jeta të të resë, Albana Sylejmani Hoti.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku kanë bërë të ditura edhe detajet për ceremoninë e varrimit dhe të pamës.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më 10 gusht 2026, në orën 13:00, në Varrezat e Qytetit në Gjilan.

Ndërsa e pamja do të mbahet për tri ditë, duke filluar nga 11 gushti, në shtëpinë e familjes në rrugën “Mbreti Agron”, në dalje të Gjilanit në drejtim të Prishtinës.

Familja, përmes njoftimit, ka shprehur dhimbjen për humbjen e më të dashurës së tyre.

“Me pikëllim të thellë, familjet Hoti dhe Sylejmani njoftojnë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Albana Sylejmani Hoti”, thuhet në njoftim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.