Ndahet nga jeta veterani i dy luftërave çlirimtare, Fadil Osmani – “Frenki” (1968–2026)

Sot është ndarë nga jeta veterani i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fadil Osmani, i njohur mes bashkëluftëtarëve si “Frenki”.  I lindur në vitin 1968, Osmani ishte një nga figurat e dalluara që iu...

Nëntor 1, 2026 - 21:00
Ndahet nga jeta veterani i dy luftërave çlirimtare, Fadil Osmani – “Frenki” (1968–2026)

Sot është ndarë nga jeta veterani i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fadil Osmani, i njohur mes bashkëluftëtarëve si “Frenki”. 

I lindur në vitin 1968, Osmani ishte një nga figurat e dalluara që iu përgjigj thirrjes së atdheut në dy periudha kyçe të historisë sonë kombëtare. Me përkushtim, guxim dhe sakrificë të pashoq, ai shërbeu në radhët e dy UÇK-ve, duke lënë pas një shembull të lartë patriotizmi e dinjiteti. 

Ndarja e tij e papritur nga jeta ka prekur thellë
familjarët, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën nga afër.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.