Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës

Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se personi është nga Kosova dhe se është ma...

gusht 8, 2026 - 21:30
Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës

Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se personi është nga Kosova dhe se është marrë në pyetje. Sipas Policisë, marrja në pyetje nuk nënkupton domosdoshmërisht se personi do të dërgohet në mbajtje, raporton RTK.

Ndërkohë, në një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilin e posedon RTK, bëhet e ditur se më 6 gusht 2026 është marrë vendim për heqjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës për Vido Gjuriçiq, i lindur më 11 shkurt 1973 në Mitrovicë.

Sipas vendimit të MPB-së, Gjuriçiq ka qenë shtetas i Kosovës dhe njëkohësisht shtetas i Serbisë.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se Gjuriçiq “është anëtar i forcave policore të një tjetër” dhe se për këtë nuk ka marrë pëlqimin e organit kompetent.

Sipas MPB-së, një veprim i tillë lidhet me veprimtari që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.