Ndalojnë reshjet e shiut, vjen i ftohti: Në fundjavë temperaturat zbresin nën zero!

Moti të mërkurën, më 4 nëntor, do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të pushojnë në fund të ditës. Do të fryjë erë mesatare nga veriu, e cila në disa zona përgjatë Vardarit do të jetë më e fuqishme. Temperaturat...

Nëntor 4, 2026 - 10:01
Ndalojnë reshjet e shiut, vjen i ftohti: Në fundjavë temperaturat zbresin nën zero!

Moti të mërkurën, më 4 nëntor, do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të pushojnë në fund të ditës. Do të fryjë erë mesatare nga veriu, e cila në disa zona përgjatë Vardarit do të jetë më e fuqishme.

Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot i vranët me reshje të dobëta deri mesatare shiu dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriu.
Nga e enjtja moti do të stabilizohet dhe do të jetë kryesisht i thatë, me vranësira të ndryshueshme. Të enjten, të premten dhe të shtunën, në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull.
Nga e premtja do të ketë më pak vranësira, ndërsa gjatë fundjavës priten mëngjese dukshëm më të ftohta, me temperatura minimale që në disa zona do të zbresin nën zero gradë Celsius.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.