Nderim nga Sicilia: Prof. Vebi Bexheti shpallet “Qytetar Nderi” i Pianës së Arbëreshëve

Komuna e Pianës së Arbëreshëve në Sicili ka ndarë sot titullin “Qytetar Nderi” për Prof. Vebi Bexhetin, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij dhe për forcimin e lidhjeve institucionale e kulturore me komunitetin arbëresh. Ceremonia zyrt...

gusht 29, 2026 - 18:30
Nderim nga Sicilia: Prof. Vebi Bexheti shpallet “Qytetar Nderi” i Pianës së Arbëreshëve

Komuna e Pianës së Arbëreshëve në Sicili ka ndarë sot titullin “Qytetar Nderi” për Prof. Vebi Bexhetin, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij dhe për forcimin e lidhjeve institucionale e kulturore me komunitetin arbëresh.

Ceremonia zyrtare dhe dorëzimi i titullit u bënë sot, në kuadër të aktiviteteve të Festës së Fondacionit që po zhvillohen nga 24 deri më 30 gusht 2026.

Kryetari i Komunës së Pianës së Arbëreshëve, Rosario Petta theksoi rëndësinë e këtij vlerësimi për promovimin e unitetit dhe pasurisë kulturore të arbëreshëve. Sipas tij, profesori Bexheti është një emër i spikatur për kontributin e tij kombëtar dhe frymëzimin e lidhjeve me vlerat arbërore.

Kjo ngjarje shënon një tjetër dëshmi të lidhjeve të forta ndërmjet shqiptarëve dhe komuniteteve arbëreshe në Itali, si dhe të rëndësisë së ruajtjes dhe promovimit të identitetit, gjuhës dhe traditave shqiptare ndër breza.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.