Një pjesë e banorëve të komunave të Shkupit, Aerodrom dhe Çair, sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes, njofton EVN Maqedoni.
Në komunën e Aerodromit, nga ora 08:00 deri në 15:30, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët në rrugën „Todor Çangov“, numër 49.
Ndërkaq, në komunën e Çairit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:30 deri në 11:15. Pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve në bulevardin „Brigada Maqedono-Kosovare“ dhe në rrugën „Metodija Mitevski“, për shkak të punimeve në trafostacionin „Topansko Pole 11“.
Nga EVN Maqedoni bëjnë të ditur se ndërprerjet janë planifikuar për realizimin e aktiviteteve teknike dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrodistributiv.
The post Ndërprerje të energjisë elektrike në Çair dhe Aerodrom, EVN njofton për punime në rrjet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




