Ndërrim komande në KFOR: Së bashku më të fortë për paqen
KFOR ka njoftuar për një ceremoni të ndërrimit të komandës, ku koloneli Brendan Norton ia dorëzoi komandën Kolonelit Richard Murnane. ‘’ Në fjalën e tij, Gjenerali Collina shprehu mirënjohjen për Kolonelin Norton, duke vlerësuar profesionalizmin e tij dhe duke theksuar se HSG, nën udhëheqjen e tij të fortë, menaxhoi me sukses një gamë të gjerë


KFOR ka njoftuar për një ceremoni të ndërrimit të komandës, ku koloneli Brendan Norton ia dorëzoi komandën Kolonelit Richard Murnane.
‘’ Në fjalën e tij, Gjenerali Collina shprehu mirënjohjen për Kolonelin Norton, duke vlerësuar profesionalizmin e tij dhe duke theksuar se HSG, nën udhëheqjen e tij të fortë, menaxhoi me sukses një gamë të gjerë aktivitetesh komplekse, duke siguruar vazhdimisht standarde të larta dhe duke ofruar mbështetje efektive për misionin e KFOR-it’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi:
Zëvendëskomandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Brigade Federico Collina, kryesoi ceremoninë e Transferimit të Autoritetit të Grupit Mbështetës të Shtabit të KFOR-it (HSG), e mbajtur në Shtabin e KFOR-it, në Kampin Film City, në Prishtinë.
Gjatë ceremonisë, Koloneli Brendan Norton ia dorëzoi komandën Kolonelit Richard Murnane, duke shënuar përfundimin e një mandati shumë të vlerësuar. Në fjalën e tij, Gjenerali Collina shprehu mirënjohjen për Kolonelin Norton, duke vlerësuar profesionalizmin e tij dhe duke theksuar se HSG, nën udhëheqjen e tij të fortë, menaxhoi me sukses një gamë të gjerë aktivitetesh komplekse, duke siguruar vazhdimisht standarde të larta dhe duke ofruar mbështetje efektive për misionin e KFOR-it.
Gjenerali Collina gjithashtu mirëpriti Kolonelin Murnane, duke rikujtuar moton e KFOR-it, “Së bashku më të fortë për paqen”, dhe duke rikonfirmuar angazhimin e vazhdueshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
