Ndërron jetë ish-deputeti dhe ish-ministri në Maqedoninë e Veriut (FOTO)

Ka ndërruar jetë lideri i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), ish-deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe ish-ministër pa portofol, Samka Ibraimovski. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur portali “Roma Press”. Ibraimovski ishte ak...

Nëntor 2, 2026 - 17:00
Ndërron jetë ish-deputeti dhe ish-ministri në Maqedoninë e Veriut (FOTO)

Ka ndërruar jetë lideri i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), ish-deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe ish-ministër pa portofol, Samka Ibraimovski.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur portali “Roma Press”.

Ibraimovski ishte aktivist i vjetër politik dhe kryetar i PCER-së. Gjatë karrierës së tij politike ka ushtruar disa funksione të rëndësishme, ndër të cilat deputet në Kuvendin e Maqedonisë, ministër pa portofol në Qeveri, si dhe funksion drejtues.

Ai njihej për angazhimin e tij politik dhe përfaqësimin e interesave dhe të drejtave të komunitetit rom në Maqedoni.
Deri më tani nuk janë bërë të publike informacione shtesë lidhur me shkakun e vdekjes.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.