Ndërtimtaria “kërcen” 21.9%: 242 milionë euro punime në vetëm tre muaj
Ndërtimtaria në Maqedoninë e Veriut shënoi rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke regjistruar 21.9 për qind më shumë aktivitet krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shifrën e bëri publike zëvendësk...
Ndërtimtaria në Maqedoninë e Veriut shënoi rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke regjistruar 21.9 për qind më shumë aktivitet krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shifrën e bëri publike zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili tha se gjatë këtij tremujori janë përfunduar punime ndërtimore me vlerë totale prej 14.9 miliardë denarësh, ose rreth 242 milionë euro.
Sipas Nikolloskit, këto të dhëna dëshmojnë se ndërtimtaria po luan një rol të rëndësishëm në aktivitetin e ekonomisë vendase.
“Këto shifra tregojnë se politikat e Qeverisë japin rezultate”, shkroi Nikolloski në një publikim në Facebook.
Ai theksoi se investimet në infrastrukturë pritet të vazhdojnë me ritëm të shtuar, duke përfshirë autostradat, rrugët ekspres, hekurudhën, aeroportet dhe projektet në komunat e vendit.
“Investimet në autostrada, rrugë ekspres, hekurudhë, mbi 1.200 projekte në komunat dhe aeroporte do të vazhdojnë me një ritëm edhe më të shtuar”, deklaroi ministri.
Nikolloski tha se synimi i Qeverisë është që vendi të forcojë pozitën e tij infrastrukturore dhe ekonomike në rajon.
“Po e pozicionojmë shtetin si një kryqëzim të vërtetë strategjik në Ballkan. Po e ndërtojmë Maqedoninë”, shkroi ai.
Rritja prej 21.9 për qind në tremujorin e dytë e vendos ndërtimtarinë ndër sektorët që kanë shënuar zgjerim të dukshëm të aktivitetit gjatë kësaj periudhe. Gazeta Flaka
The post Ndërtimtaria “kërcen” 21.9%: 242 milionë euro punime në vetëm tre muaj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.