Ndotja alarmante, Maqedonia e Veriut në krye të rajonit
Thomas Waitz, raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, gjatë debatit në Forumin Qytetar në Shkup, ka ngritur shqetësimin për cilësinë e ajrit në vend. Ai e cilësoi Maqedoninë e Veriut si një nga vendet me nivelet më të lar...
Thomas Waitz, raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, gjatë debatit në Forumin Qytetar në Shkup, ka ngritur shqetësimin për cilësinë e ajrit në vend.
Ai e cilësoi Maqedoninë e Veriut si një nga vendet me nivelet më të larta të ndotjes së ajrit në rajon, duke theksuar se problemi lidhet me disa faktorë.
Sipas Waitz, ndër shkaqet kryesore janë organizimi i transportit publik, mënyrat e ngrohjes, si dhe mungesa e një qasjeje më të fortë për mbrojtjen e natyrës, si nga institucionet, ashtu edhe nga qytetarët.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.