Tri klinika universitare në Shkup kanë marrë drejtues të rinj. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ka pritur sot (17 nëntor) drejtorët e sapoemëruar.
Drejtorët e rinj janë:
Dr. Vladimir Andreevski – Klinika e Gastroenterohepatologjisë.
Dr. Pançe Karagjozov – Klinika e Kirurgjisë Digjestive.
Dr. Blagoja Srbov – Klinika e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive.
Gjatë takimit, Klekovski theksoi se prioritetet e drejtuesve të rinj duhet të jenë përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, futja e metodave moderne të trajtimit, shkurtimi i listave të pritjes dhe rikthimi i besimit të pacientëve.
Ministri falënderoi edhe drejtuesit e mëparshëm për kontributin e tyre, veçanërisht në trajtimin e pasojave të tragjedisë së Koçanit./4news.mk
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




