Ndryshimet kushtetuese dhe rruga drejt BE-së: Platforma “12:05” kërkon marrëveshje kombëtare dhe plan shtetëror

Platforma qytetare “Biseda për të ardhmen në 12:05” kërkon konsensus politik dhe ndëretnik për ndryshimet kushtetuese, si dhe miratimin e një strategjie shtetërore për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian...

Nëntor 6, 2026 - 12:01
Ndryshimet kushtetuese dhe rruga drejt BE-së: Platforma “12:05” kërkon marrëveshje kombëtare dhe plan shtetëror

Platforma qytetare “Biseda për të ardhmen në 12:05” kërkon konsensus politik dhe ndëretnik për ndryshimet kushtetuese, si dhe miratimin e një strategjie shtetërore për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Duke reaguar ndaj raportit të fundit të Komisionit Evropian, nga kjo iniciativë theksojnë se anëtarësimi në BE duhet të jetë interes strategjik shtetëror dhe jo pjesë e përplasjeve apo kalkulimeve partiake.

Platforma kërkon hartimin e një plani kombëtar që do t’i mundësonte vendit të rikthehej në hap me Shqipërinë dhe Malin e Zi në procesin eurointegrues.

Ndër prioritetet kryesore përmenden lufta kundër korrupsionit, reforma e sistemit politik dhe ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, përfshirë vendosjen e një njësie të vetme zgjedhore dhe listave të hapura.

Gjithashtu, propozohet miratimi i zgjidhjeve ligjore që do të pengonin parashkrimin e lëndëve të korrupsionit politik, si dhe kontrolli i prejardhjes së pasurisë së funksionarëve aktualë dhe të mëparshëm, përfshirë familjarët e tyre të afërt.

Nga platforma porosisin se integrimi evropian duhet të shndërrohet në qëllim të përbashkët shtetëror, të mbështetur në marrëveshje politike dhe reforma konkrete./”360stepeni.mk”


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.