Në Banjskë do vendoset gurthemeli i obeliskut kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku
Sot shënohet trevjetori i rënies në krye të detyrës së Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore. Aktivitetet do të nisin në orën 10:00, me vizitë te familja e ...
Sot shënohet trevjetori i rënies në krye të detyrës së Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore.
Aktivitetet do të nisin në orën 10:00, me vizitë te familja e Afrim Bunjakut në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Në orën 10:40 do të mbahen homazhe te varri i tij, po në Samadrexhë.
Në orën 12:00, aktivitetet do të zhvendosen në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku do të vendoset gurthemeli i obeliskut kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Programi përkujtimor do të përmbyllet në mbrëmje me Akademinë Përkujtimore, e cila do të mbahet nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.