Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për “Audi”, paralajmërohet investim i ri që do të hap dy mijë vende pune

Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për gjigantin gjerman të automobilave “Audi”. Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert” në Manastir, me të cilin do të hapen 2.000 vende të ...

tetor 15, 2026 - 18:00
Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për “Audi”, paralajmërohet investim i ri që do të hap dy mijë vende pune

Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për gjigantin gjerman të automobilave “Audi”. Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert” në Manastir, me të cilin do të hapen 2.000 vende të reja pune.

“Sot bëjmë të ditur një lajm të rëndësishëm për ekonominë vendase. Kompania “Kromberg & Schubert” po fillon një projekt të ri investues, përmes të cilit, gjatë katër viteve të ardhshme, parashikohet hapja e 2.000 vendeve të reja të punës. Aty do të prodhohen komponentë automobilistikë për gjigantin gjerman të automobilave “Audi”. Nuk kam nevojë t’ju kujtoj se çfarë është “Audi” dhe çfarë rëndësie ka për industrinë automobilistike”, tha Mickoski.

Kryeministri informoi se në fabrikën në zonën industriale “Zhabeni” do të prodhohen sisteme për një model të ri të “Audi”-t, me një vëllim të planifikuar prej mbi 3.000 tufash kabllosh në ditë. Drejtori i “Kromberg & Schubert”, Gjorgji Trenkovski, vlerëson se Maqedonia ka kuadër të mjaftueshëm profesional dhe thotë se do të përpiqen t’i gjejnë në vend 2.000 punëtorët.

“Do t’i kontaktojmë të gjithë inxhinierët dhe operatorët që janë në dispozicion, si dhe personat e papunë që ndoshta dëshirojnë ta ndryshojnë vendin e punës. Nëse nuk arrijmë t’i plotësojmë të gjitha vendet e punës, keni të drejtë që kuota për punëtorët e huaj është rritur dhe do të veprojmë me kujdes edhe në atë drejtim. Pra, vendimi për projektin tashmë është marrë: ai do të realizohet në Maqedoni dhe do t’i kemi ato vende pune. Na lejoni që, përmes punës operative, të shohim se nga do të vijnë punonjësit”, tha Trenkovski.

“Kromberg & Schubert” deri më tani ka realizuar tri projekte investuese në vend. Kryeministri pret që me këtë projekt numri i përgjithshëm i të punësuarve në fabrikë të arrijë në 10.000. Pritjet janë që vitin e ardhshëm kompania të tejkalojë 400 milionë euro eksporte nga kapacitetet e saj prodhuese në vend, por edhe të ofrojë vende pune me paga më të larta.

Sipas kryeministrit, pagat mesatare në këtë kompani, veçanërisht për kuadrin me kualifikim të lartë, janë mbi 80 për qind më të larta se mesatarja në Maqedoni.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.