Në pritje të vendimit nga Haga, Sali: Liria ka emër!
Zëvendëskryeministri i parë dhe sekretari i përgjithshëm i VLEN-it, Bekim Sali, ka reaguar ashpër në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se liria e një populli nuk mund të vendoset në asnjë gjyq. Ai me këtë ...
Zëvendëskryeministri i parë dhe sekretari i përgjithshëm i VLEN-it, Bekim Sali, ka reaguar ashpër në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se liria e një populli nuk mund të vendoset në asnjë gjyq. Ai me këtë postim ka dal në mbrotje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe që sot pritet vendimi final.
Reagimi i plotë i Bekim Sali:
“Liria e një populli nuk mund të jetë subjekt i asnjë gjyqi.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të mbetet përgjithmonë krenaria e kombit shqiptar në kapërcyell të shekujve, atëbotë kur makineria vrastare millosheviqiane ndërmori aktin e zhdukjes së një populli të tërë në fushatën e spastrimit etnik të Kosovës, duke lënë pas masakra me mijëra civilë të vrarë, gra të përdhunuara e njerëz të zhdukur.
Sot të gjithë jemi në pritje të konfirmimit të këtij vlerësimi edhe nga Haga.
Sepse barazimi i agresorit me viktimën do të ishte vrasje e dytë e viktimës.
Liria ka emër!”
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.