Në rrjetet sociale dominon narrativa maqedonase pro Mlladiqit
“Mua më habiti kur vdiq MlladiqI në rrjetet sociale. Nuk më besohej çfarë përkrahje prej maqedonasve. Nuk më besohej a është e mundshme çfarë emocioni i lidhë maqedonasit që të shprehin aq ngushëllime dhe kështu si të them disi admirim ndaj...
“Mua më habiti kur vdiq MlladiqI në rrjetet sociale. Nuk më besohej çfarë përkrahje prej maqedonasve. Nuk më besohej a është e mundshme çfarë emocioni i lidhë maqedonasit që të shprehin aq ngushëllime dhe kështu si të them disi admirim ndaj Mlladiqit. Nuk mundesha t’ia sqaroj vetvetes. Beso në disa kështu them portale të televizioneve nacionale i shifsha komentet dhe mos them ama 99 për qind mund ketë edhe më shumë prej maqedonasve, nuk them për shqiptarët e te shqiptarët ishte e kundërta, tregonin domethënë sa empati dhe përkrahje për Mlladiqin që nuk më besohet. Thjesht, thjesht nuk mund t’ia sqaroj vetes si është mundshme dhe pse ndodh ky fenomen.”, ka thënë Arben Taravari në “Dialog të Lajmi”, të cilin e udhëheq Sefer Tahiri.
Gazetari: Një kriminel i cili është i vërtetuar Kriminel ordiner domethënë me vendim të Gjykatës së Hagës, Tribunalit të Hagës për krime.
Taravari: Kishte, kishte reagime prej shumë shteteve oficialisht. Prej Bosnjës mos flasim sepse ato e ndjejnë atë dhimbje që ua krijoi Mlladiqi, po edhe prej Kroacisë. Mendoj se vetëm Maqedonia nuk e di a ka pas qeveria Maqedonisë një qëndrim që dale zyrtarisht se nuk empatizon them për vdekjen e Mlladiqit. Këtë nuk e di tamam nuk e kam lexu.
Gazetari: Njëri nga drejtorët e emëruar nga qeveria, drejtori i Agjencisë për të Drejtat e Bashkësive.
Taravari: Ai ishte serb edhe atë kuptoj unë. Po, po e di me qëndrim zyrtar po, po e di edhe plot tjerë dolën me, me qëndrime mbështetëse, jo vetëm serbë, po edhe maqedonas, të cilët pastaj ateruan disa, disa i fshinë postet e veta, por, por jo rastësisht në raportet e Bashkimit Evropian qëndron.
Gazetari: Dhe ky drejtor nuk është shkarkuar nga qeveria. Vazhdon të jetë në atë pozicion.
Taravari: As që do të shkarkohet ju garantoj.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.