Në Selanik arrestohet 43-vjeçari i kërkuar nga Interpoli me fletarrest ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut

Një 43-vjeçar është arrestuar mbrëmë në Selanik, pasi kërkohej me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli me kërkesë të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale të vjedhjes së rëndë, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. S...

Nëntor 5, 2026 - 10:01
Në Selanik arrestohet 43-vjeçari i kërkuar nga Interpoli me fletarrest ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut

Një 43-vjeçar është arrestuar mbrëmë në Selanik, pasi kërkohej me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli me kërkesë të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale të vjedhjes së rëndë, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas policisë greke, pjesëtarët e Departamentit për Parandalimin dhe Zbulimin e Krimeve e kanë arrestuar të dyshuarin gjatë orëve të mbrëmjes, në qendër të Selanikut, përcjell Gazeta Flaka – Maqedoni.

Policia bëri të ditur se bëhet fjalë për një shtetas të huaj, 43 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli – Maqedonia, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë, sipas dispozitave të Kodit Penal të vendit që e kërkonte.

Arrestimi është realizuar gjatë kontrolleve dhe patrullimeve të përditshme të policisë në Selanik, të cilat kanë për qëllim parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si dhe zbardhjen e veprave të ndryshme penale.

I arrestuari pritet të paraqitet para autoriteteve kompetente greke, ku do të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut. Gazeta Flaka

The post Në Selanik arrestohet 43-vjeçari i kërkuar nga Interpoli me fletarrest ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.