Në shkollë nga ora 8 deri në 16:30!? Mësimi me një turn dhe qëndrimi ditor janë çelësi i suksesit
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, paralajmëroi zgjerimin e modelit të qëndrimit ditor, sipas të cilit nxënësit do të mund të qëndrojnë në shkollë nga ora 8:00 deri në 16:30. Gjatë kësaj kohe, përveç mësimit të rregullt, nxën...
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, paralajmëroi zgjerimin e modelit të qëndrimit ditor, sipas të cilit nxënësit do të mund të qëndrojnë në shkollë nga ora 8:00 deri në 16:30.
Gjatë kësaj kohe, përveç mësimit të rregullt, nxënësit do të kenë aktivitete interaktive, sport, gjuhë të huaja dhe kohë për kryerjen e detyrave të shtëpisë.
Sipas Janevskës, më shumë se gjysma e shkollave në vend tashmë punojnë me një turn – 583 shkolla fillore dhe 37 të mesme. Sfida më e madhe mbetet Shkupi, ku nevojiten kapacitete dhe klasa shtesë.
Janevska tha se studimet ndërkombëtare tregojnë se fëmijët që kalojnë më shumë kohë në mjedisin shkollor arrijnë rezultate më të mira.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.