Në shtator do të rriten pensionet, ja sa përqind

Pensionistët në Maqedoninë e Veriut në shtator pritet të përfitojnë një rritje të re të pensioneve, e cila këtë herë duhet të jetë në përqindje dhe varet nga lartësia e të ardhurave mujore, përcjell TV21. Pas disa rritjeve lineare gjatë per...

gusht 17, 2026 - 10:00
Në shtator do të rriten pensionet, ja sa përqind

Pensionistët në Maqedoninë e Veriut në shtator pritet të përfitojnë një rritje të re të pensioneve, e cila këtë herë duhet të jetë në përqindje dhe varet nga lartësia e të ardhurave mujore, përcjell TV21.

Pas disa rritjeve lineare gjatë periudhës së kaluar, kur pensionet u rritën me të njëjtën shumë, harmonizimi i radhës pritet të llogaritet në përqindje. Kjo do të thotë se pensionistët nuk do të marrin të njëjtën rritje në denarë, pensioni më i lartë do të nënkuptojë edhe shumë më të madhe të rritjes.
Përqindja e saktë ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, pasi për llogaritjen përfundimtare duhet të dihen treguesit përkatës ekonomikë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.