Në Sllupçan u ndez “Zjarri i Lirisë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan, sonte në orën 19:00 u ndez “Zjarri i Lirisë”, një aktivitet i organizuar në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen ...

shtator 12, 2026 - 00:00
Në Sllupçan u ndez “Zjarri i Lirisë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan, sonte në orën 19:00 u ndez “Zjarri i Lirisë”, një aktivitet i organizuar në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton tvfesta.mk

Nën moton “Liria nuk njeh kufij”, ngjarja bëri bashkë qytetarë e pjesëmarrës të shumtë me qëllim nderimin e veprës së çlirimtarëve dhe dëshmorëve. Përmes këtij aktiviteti simbolik, nga Sllupçani u përcoll mesazhi i fuqishëm i unitetit, krenarisë kombëtare dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të luftës çlirimtare.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.