Në “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet rreth 1 për të dalë nga vendi

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet normalisht dhe në sipërfaqe të thata, bëri të ditur Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Sipas LAMM-së, në akset jashtë zonave urbane është regjistruar intensitet më i lartë trafiku, si pasojë e s...

gusht 12, 2026 - 12:30
Në “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet rreth 1 për të dalë nga vendi

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet normalisht dhe në sipërfaqe të thata, bëri të ditur Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Sipas LAMM-së, në akset jashtë zonave urbane është regjistruar intensitet më i lartë trafiku, si pasojë e shtimit të numrit të automjeteve.

Në pikën kufitare Tabanoc, udhëtarët presin rreth një orë për të dalë nga vendi. E njëjta kohë pritjeje, afërsisht një orë, shënohet edhe në Bogorodicë për dalje nga vendi.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk raportohen vonesa më të gjata, as për hyrje dhe as për dalje nga vendi, njoftojnë nga LAMM.

LAMM u kërkon drejtuesve të automjeteve të përshtatin me kujdes shpejtësinë dhe të zbatojnë sinjalistikën e vendosur rrugore./Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.