Negotinë, 36-vjeçari dyshohet se grabiti një bastore sportive nën kërcënim

Një 36-vjeçar nga fshati Negotinë i Gostivarit është privuar nga liria, nën dyshimin se ka grabitur një bastore sportive duke kërcënuar punonjësin dhe duke marrë para nga arka. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 tetor,...

tetor 19, 2026 - 23:00
Negotinë, 36-vjeçari dyshohet se grabiti një bastore sportive nën kërcënim

Një 36-vjeçar nga fshati Negotinë i Gostivarit është privuar nga liria, nën dyshimin se ka grabitur një bastore sportive duke kërcënuar punonjësin dhe duke marrë para nga arka.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 19:15, në një bastore sportive në fshatin Negotinë.

I dyshuari është ndaluar nga policia më 19 tetor, në orën 04:35, në një parking pranë një pike karburanti në rrugën Tetovë–Gostivar.

Ai është mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

Flaka

The post Negotinë, 36-vjeçari dyshohet se grabiti një bastore sportive nën kërcënim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.