Nënë 45-vjeçare nga Shkupi akuzohet se keqtrajtoi për një kohë të gjatë vajzën e saj 13-vjeçare

Policia ka ndaluar një 45-vjeçare nga Shkupi, pas një denoncimi se ajo, për një periudhë të gjatë, ka keqtrajtuar psikologjikisht dhe fizikisht vajzën e saj 13-vjeçare. Zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar mëngjesin e sotëm 45-v...

shtator 3, 2026 - 15:00
Nënë 45-vjeçare nga Shkupi akuzohet se keqtrajtoi për një kohë të gjatë vajzën e saj 13-vjeçare

Policia ka ndaluar një 45-vjeçare nga Shkupi, pas një denoncimi se ajo, për një periudhë të gjatë, ka keqtrajtuar psikologjikisht dhe fizikisht vajzën e saj 13-vjeçare.

Zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar mëngjesin e sotëm 45-vjeçaren H. Gj. nga Shkupi, pasi kanë vepruar mbi një denoncim paraprak për dhunë në familje në zonën e Gazi Babës.

Sipas denoncimit, nëna dyshohet se për një periudhë të gjatë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vajzës së saj 13-vjeçare. Gjithashtu, sipas raportimit, ajo shpesh e mbante vajzën të mbyllur me çelës në një nga dhomat e shtëpisë.

Për rastin janë njoftuar prokurori publik, inspektori për të mitur dhe Qendra për Punë Sociale.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 45-vjeçares do të paraqitet kallëzimi përkatës.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.