Nënë nga Shkupi denoncon: Djali i saj i mitur dyshohet se është sulmuar nga fqinji
Një 36-vjeçare nga rrethina e Shkupit ka denoncuar në polici se djali i saj i mitur, në disa raste, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga fqinji i tyre. Sipas njoftimit të SPB Shkup, gruaja ka denoncuar rastin më 30 shtator, rreth orës...
Një 36-vjeçare nga rrethina e Shkupit ka denoncuar në polici se djali i saj i mitur, në disa raste, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga fqinji i tyre.
Sipas njoftimit të SPB Shkup, gruaja ka denoncuar rastin më 30 shtator, rreth orës 03:20. Ajo ka deklaruar gjithashtu se fqinji, D.T., u ka bërë edhe kërcënime.
Policia bëri të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave.
Flaka
The post Nënë nga Shkupi denoncon: Djali i saj i mitur dyshohet se është sulmuar nga fqinji appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.