Nënshkruhet marrëveshja 4.4 milion euro për banesat sociale në Skenderaj, prioritet familjet e dëshmorëve
Është nënshkruar sot Marrëveshja për Financimin e Programeve të Banimit ndërmjet nënkryetarit të Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, dhe ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli. Projekti kap vlerën e 4.4 milionë eu...
Është nënshkruar sot Marrëveshja për Financimin e Programeve të Banimit ndërmjet nënkryetarit të Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, dhe ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.
Projekti kap vlerën e 4.4 milionë eurove dhe kreditohet nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje i hap rrugë bashkëfinancimit për ndërtimin e “Objektit Ç”, që pason realizimin e “Objektit U” në këtë komunë.
Ky investim realizohet në kuadër të programit për Banim Social Adekuat dhe do të ketë si prioritet strehimin e familjeve të dëshmorëve të Komunës së Skenderaj.
Përmes një postimi, Lushtaku e cilësoi këtë projekt si një obligim institucional dhe moral ndaj atyre që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës. Ai paralajmëroi se angazhimi do të vazhdojë edhe për realizimin e “Objektit K”, me qëllim kompletimin e plotë të kompleksit “UÇK”.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.