Nëse dështon transferimi i Julian Alvarez- cili është ‘Plani B’ i Barcelonës
Barcelona po përgatitet të mbyllë afatin kalimtar pa transferuar një sulmues të ri, nëse nuk arrin të sigurojë shërbimet e Julián Álvarez. Sipas Marca, Atlético Madrid vazhdon të jetë i prerë në qëndrimin e tij dhe nuk dëshiron ta shesë sul...


Barcelona po përgatitet të mbyllë afatin kalimtar pa transferuar një sulmues të ri, nëse nuk arrin të sigurojë shërbimet e Julián Álvarez.
Sipas Marca, Atlético Madrid vazhdon të jetë i prerë në qëndrimin e tij dhe nuk dëshiron ta shesë sulmuesin argjentinas te Barcelona.
Klubi madrilen është i gatshëm të shqyrtojë një largim të Álvarez, por vetëm nëse destinacioni është Arsenali.
Barcelona e ka kuptuar se transferimi i argjentinasit është shumë i vështirë dhe tashmë ka aktivizuar planin B: të mos bëjë asnjë transferim tjetër në sulm.
Hansi Flick dhe Deco kanë vendosur të vazhdojnë me lojtarët që kanë në dispozicion. Trajneri gjerman është i kënaqur me alternativat e skuadrës dhe beson se nuk ka nevojë të sjellë një sulmues të ri vetëm për të plotësuar numrin.
Raphinha është një prej opsioneve për të luajtur në qendër të sulmit, ndërsa edhe Karim Adeyemi dhe Gordon mund të përshtaten në këtë pozicion, pavarësisht se zakonisht aktivizohen në krahë. Një tjetër alternativë është Dani Olmo.
Barcelona ka gjithashtu besim te talentet e rinj. Hamza Abdelkarim, i cili ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës në ndeshjet parasezonale, ka bindur stafin teknik dhe mund të marrë mundësi gjatë sezonit.
Kështu, nëse nuk shfaqet një mundësi e jashtëzakonshme në ditët e fundit të afatit kalimtar, Barcelona do ta nisë sezonin pa Julián Álvarez dhe pa një tjetër sulmues të ri.
Në rast se nevojat e skuadrës ndryshojnë, klubi mund të rikthehet në treg gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.