Nesër fillon ‘night show’ më i ri në vend “Me Florën” nga Flora Shabani në Alsat

Moderatorja e njohur Flora Shabani do sjell çdo të premte mbrëma me fillim nga nesër në ora 21:00 late night show-in e parë të këtij lloji në tregun mediatik vendor të titulluar Me Florën në Alsat, i cili do sjell pyetje pikante, lojëra e a...

shtator 17, 2026 - 21:30
Nesër fillon ‘night show’ më i ri në vend “Me Florën” nga Flora Shabani në Alsat

Moderatorja e njohur Flora Shabani do sjell çdo të premte mbrëma me fillim nga nesër në ora 21:00 late night show-in e parë të këtij lloji në tregun mediatik vendor të titulluar Me Florën në Alsat, i cili do sjell pyetje pikante, lojëra e argëtim pa fund, transmeton InfoShqip.com

Ky është në projekt krejtësisht i ri dhe një format që nuk jemi mësuar ta shohim Flora Shabanin, një ndër moderatoret e vetme që po mban balansën në karierën e saj televizive që nga mosha 14 vjeçare kur ajo dhe hodhi hapat e parë në studiot televizive.

Pas Pizzicato, Pastel, Laureatët po shihet që ky nigt show do shënojë një tjetër hap të madh në karierën e saj të suksesshme televizive.

Të ftuarit e parë tek Me Florën do jenë artistët e njohur Vëllezërit Aliu, e juve ju mbetet mos e humbisni nesër në ekranin Alsat si dhe në gjitha rrjetet tjera sociale./InfoShqip.com/

The post Nesër fillon ‘night show’ më i ri në vend “Me Florën” nga Flora Shabani në Alsat appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.