Nesër kufizime në komunikacionin në qendër të Shkupit për vizitën e Albulena Haxhiut
Nesër, më 27 tetor, në zonën qendrore të Shkupit do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të vizitës zyrtare të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Njësia për...
Nesër, më 27 tetor, në zonën qendrore të Shkupit do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të vizitës zyrtare të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të ndërmarrë masa për rregullimin e trafikut gjatë vizitës së delegacionit kosovar në Maqedoninë e Veriut.
MPB-ja u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.