Nesër nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë e verifikimi i rezultateve të partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të fillojë nesër në Qendrat Komunale të Numërimit. Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, i ka thënë Reporteri.net, se gjatë këtij procesi do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të siubjekteve politike, ashtu siç parashihet edhe me Rregullore. “Pas përfundimit të

shkurt 10, 2025 - 20:00
 0  4
Nesër nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë e verifikimi i rezultateve të partive
neser-nis-numerimi-i-votave-te-kandidateve-per-deputete-e-verifikimi-i-rezultateve-te-partive

neser-nis-numerimi-i-votave-te-kandidateve-per-deputete-e-verifikimi-i-rezultateve-te-partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të fillojë nesër në Qendrat Komunale të Numërimit.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, i ka thënë Reporteri.net, se gjatë këtij procesi do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të siubjekteve politike, ashtu siç parashihet edhe me Rregullore.

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, ka deklaruar Elezi.

Ndryshe, deri tash janë numëruar rreth 98 përqind e votave nga zgjedhjet e djeshme. Si parti e parë renditet Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga PDK’ja, LDK’ja e AAK’ja.