Netanyahu ironizon: Republika e parë islamike bërthamore do të jetë Republika Islamike e Britanisë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Britaninë e Madhe, duke e cilësuar atë si një Republikë Islamike gjatë një interviste në podkastin e Radios së Ushtrisë. Sipas raportimeve të mediave të huaja, duke folur për fami...

gusht 14, 2026 - 12:30
Netanyahu ironizon: Republika e parë islamike bërthamore do të jetë Republika Islamike e Britanisë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Britaninë e Madhe, duke e cilësuar atë si një Republikë Islamike gjatë një interviste në podkastin e Radios së Ushtrisë.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, duke folur për familjen Churchill, Netanyahu përmendi Randolph Churchill dhe djalin e tij, Winston Spencer Churchill, të cilët kishin punuar si gazetarë dhe kishin raportuar për Luftën Gjashtëditore të vitit 1967.

Sipas Netanyahut, të dy e kishin mbuluar konfliktin në një mënyrë që ishte shumë pozitive për Izraelin. Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Izraelit dhe Britanisë së Madhe lidhur me luftën në Gaza dhe qëndrimin britanik ndaj Izraelit.

“Përpiquni të gjeni diçka të tillë tani në Britani, të cilën mund ta quani ‘Republika Islamike e Britanisë.”, tha ai duke qeshur.

Më pas ai u përgjigj ‘po’ kur gazetari e pyeti nëse ‘e gjithë Evropa është kështu’, me sa duket duke iu referuar komuniteteve myslimane në vendet evropiane dhe qëndrimit gjithnjë e më kritik të shumë qeverive evropiane ndaj Izraelit në vitet e fundit.

“Republika e parë islamike bërthamore do të jetë Republika Islamike e Britanisë. Ne po sigurohemi që të mos ketë një tjetër në Iran”, shtoi Netanyahu me shaka.

The post Netanyahu ironizon: Republika e parë islamike bërthamore do të jetë Republika Islamike e Britanisë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.