Netanyahu kërcënon se do t’i sulmoj edhe vendet e tjera pos Iranit- Ja pse

Mryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij do të sulmojë “çdo vend dhe çdo objektiv të regjimit të ajatollahëve” në Iran. “Ne i kemi dhënë një goditje shumë të rëndë vendit kryesor të pasurimit të Iranit dhe nëse është e nevojshme do ta godasim përsëri”, thotë ai në një mesazh video të publikuar […]

qershor 14, 2025 - 21:30
 0  6
Netanyahu kërcënon se do t’i sulmoj edhe vendet e tjera pos Iranit- Ja pse

Mryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij do të sulmojë “çdo vend dhe çdo objektiv të regjimit të ajatollahëve” në Iran.

“Ne i kemi dhënë një goditje shumë të rëndë vendit kryesor të pasurimit të Iranit dhe nëse është e nevojshme do ta godasim përsëri”, thotë ai në një mesazh video të publikuar së fundmi.

“Ekziston një kërcënim i madh nga raketat balistike, ne kemi ndërmarrë veprime për të shkatërruar aftësitë e Iranit për prodhimin e raketave balistike”, shton ai.

Sulmet vijnë ndërsa Uashingtoni dhe Teherani ishin gati të rifillonin bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit. Ndërkohë, ministri i jashtëm i Iranit tani thotë se diskutimet janë ” të pajustifikueshme “.

Në një deklaratë të fortë më herët, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u bëri thirrje qytetarëve iranianë të ngrihen kundër regjimit aktual në Teheran, duke e cilësuar atë si “të lig” dhe “shtypës”.

“Ka ardhur koha që ju të bashkoheni rreth flamurit tuaj dhe trashëgimisë suaj historike. Të ngriheni për lirinë tuaj kundër një regjimi të keq dhe shtypës që nuk ka qenë kurrë më i dobët se sot. Kjo është mundësia juaj për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet”, i tha ai popullit iranian.