Netanyahu sulmon kryebashkiakun e New York-ut: Po nxit urrejtje ndaj hebrenjve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sulmuar kryebashkiakun e New York-ut, Zohran Mamdani, duke e akuzuar se po nxit urrejtje ndaj hebrenjve dhe po legjitimon sulmet kundër tyre përmes retorikës së tij. Në një intervistë për Fox News...

Korrik 27, 2026 - 14:30
Netanyahu sulmon kryebashkiakun e New York-ut: Po nxit urrejtje ndaj hebrenjve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sulmuar kryebashkiakun e New York-ut, Zohran Mamdani, duke e akuzuar se po nxit urrejtje ndaj hebrenjve dhe po legjitimon sulmet kundër tyre përmes retorikës së tij.

Në një intervistë për Fox News, Netanyahu reagoi ndaj deklaratave të Mamdanit, i cili javën e kaluar tha se kryeministri izraelit “i përket Hagës” dhe e cilësoi atë si një “kriminel lufte” të akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Mamdani shtoi se po shqyrtonte nëse qyteti i New York-ut kishte kompetenca për të mundësuar arrestimin e Netanyahut nëse ai viziton qytetin gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Netanyahu i hodhi poshtë këto deklarata, duke theksuar se qyteti nuk ka autoritet për të zbatuar një urdhër arresti të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Ai e akuzoi Mamdanin se po krijon një klimë armiqësore ndaj komunitetit hebre.

“Nuk mendoj se është rastësi që pasi ai mbajti atë fjalim urrejtjeje kundër Izraelit dhe kundër meje, të nesërmen një hebre u godit me thikë duke dalë nga një sinagogë”, deklaroi Netanyahu.

Sipas tij, shumë hebrenj në New York ndihen të pasigurt dhe kanë frikë të shfaqin hapur identitetin e tyre fetar, duke shmangur edhe mbajtjen e simboleve tradicionale hebraike nga frika e sulmeve.

The post Netanyahu sulmon kryebashkiakun e New York-ut: Po nxit urrejtje ndaj hebrenjve appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.