Nga 7 në 5 ditë pushim mjekësor, opozita në RMV kërkon të rishikohet vendimi

Opozita i cilëson si jo të përshtatshme ndryshimet ligjore për pushimin mjekësor, të cilat sipas autoriteteve kanë për qëllim t’i japin fund keqpërdorimeve. Kreu i LSDM-së Venko Filipçe tha se nuk merren fare parasysh nevojat reale të qytet...

tetor 1, 2026 - 19:30
Nga 7 në 5 ditë pushim mjekësor, opozita në RMV kërkon të rishikohet vendimi

Opozita i cilëson si jo të përshtatshme ndryshimet ligjore për pushimin mjekësor, të cilat sipas autoriteteve kanë për qëllim t’i japin fund keqpërdorimeve. Kreu i LSDM-së Venko Filipçe tha se nuk merren fare parasysh nevojat reale të qytetarëve.

“I tillë ishte rasti me drejtorin e fondit për sigurim shëndetësor, nuk ka ekzituar në sistematizim që një person që merret me edukatë fizike ta drejtojë fondin për sigurim shëndetësor. Puna ë parë, shkurtoje pushimin mjekësor, nga 7 në 5 ditë. Jo rastësisht penjtë nga një ndërhyrje kirurgjikale hiqen në ditën e shtatë, por kujt t’i tregosh.” Deklaroi Venko Filipçe-Kryetar i LSDM-së.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, thotë se ka hapësirë për t’u diskutuar dhe sqaruar të gjitha dilemat.

“Procedura është në rrjedhë, pra është një procedurë administrative që do vazhdojë, ne jemi të hapur që t’i qartësojmë të gjitha dilemat,të ulemi ti shqyrtojmë gjërat, kuptohet kjo është përgjegjësi e Fondit Shëndetësor,” tha Sasho Klekovski- Ministër i Shëndetësisë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.