Nga e hëna “Safe City” edhe në këto qytete

Nga e hëna, më 12 tetor, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të fillojë të funksionojë edhe në rajonin e SPB-së Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër. “Pas kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, ...

tetor 9, 2026 - 19:00
Nga e hëna “Safe City” edhe në këto qytete

Nga e hëna, më 12 tetor, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të fillojë të funksionojë edhe në rajonin e SPB-së Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër.

“Pas kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të vihen në funksion në rrugët e rajonit të SPB-së Ohër”, bëjnë të ditur nga MPB-ja.

Zbatimin e sistemit “Qyteti i Sigurt” në territorin e SPB-së Ohër javën e kaluar e paralajmëroi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë vizitës në SPB-në Ohër dhe në Qendrën Rajonale Perëndim.

Me aktivizimin e sistemit, siç theksojnë nga Ministria, do të mundësohet kontroll më i shtuar dhe i vazhdueshëm i trafikut, zbulim në kohë i kundërvajtjeve në trafik, rritje e disiplinës në komunikacion dhe përmirësim i sigurisë rrugore.

MPB-ja u bën thirrje të gjithë shoferëve që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe, me sjellje të përgjegjshme, të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në komunikacion.

Ministri Toshkovski deklaroi në Ohër se, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë vit numri i personave të lënduar në aksidente trafiku është ulur për 20 për qind, përkatësisht janë regjistruar 34 viktima më pak


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.