Nga e shtuna, “Qyteti i Sigurt” nis punën edhe në Veles
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga e shtuna, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” (Safe City) do të aktivizohet edhe në territorin e SPB Veles. Pas kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat do të vi...
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga e shtuna, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” (Safe City) do të aktivizohet edhe në territorin e SPB Veles.
Pas kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat do të vihen në funksion në rrugët e kësaj zone.
Sipas MPB-së, sistemi do të mundësojë kontroll më të madh dhe të vazhdueshëm të trafikut, zbulim në kohë të shkeljeve, rritje të disiplinës në trafik dhe përmirësim të sigurisë në rrugë.
MPB u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në një komunikacion më të sigurt.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.