Nga freskia e mëngjesit në 34 gradë, moti ngrohet sërish në Maqedoninë e Veriut
Pas ditëve më të freskëta, temperaturat në Maqedoninë e Veriut pritet të rriten gradualisht gjatë ditëve në vijim. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë. Në Shkup, e m...
Pas ditëve më të freskëta, temperaturat në Maqedoninë e Veriut pritet të rriten gradualisht gjatë ditëve në vijim. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë.
Në Shkup, e mërkura pritet të jetë me diell dhe temperaturë deri në 30 gradë, ndërsa të enjten dhe të premten temperaturat mund të arrijnë në 32-33 gradë. Edhe e shtuna do të jetë e ngrohtë, me rreth 33 gradë në kryeqytet.
Ndryshimi i motit pritet të vijë të dielën, më 20 shtator, kur krahas temperaturave rreth 31 gradë në Shkup, parashikohen mundësi më të mëdha për reshje lokale shiu dhe bubullima.
Flaka
The post Nga freskia e mëngjesit në 34 gradë, moti ngrohet sërish në Maqedoninë e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.