Nga fshati pa rrymë e asfalt te perandoria miliardëshe – Kush është njeriu më i pasur në Kosovë?

Behgjet Pacolli, ish-presidenti i Kosovës, është shqiptari më i pasur në botë. Është mik personal i familjeve Clinton, Bush dhe Yeltsin, si dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Anna Oxa. Më 30 gusht Pacolli festoi ditëlindjen e tij të 72-të. Ë...

shtator 30, 2026 - 23:30
Nga fshati pa rrymë e asfalt te perandoria miliardëshe – Kush është njeriu më i pasur në Kosovë?

Behgjet Pacolli, ish-presidenti i Kosovës, është shqiptari më i pasur në botë. Është mik personal i familjeve Clinton, Bush dhe Yeltsin, si dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Anna Oxa.

Më 30 gusht Pacolli festoi ditëlindjen e tij të 72-të. Është lindur, siç thotë vetë, në një fshat të vogël jo larg Prishtinës, pa asfalt e pa rrymë. Thotë se pasuria nuk e ka ndryshuar.

“Unë jam i njëjti njeri që kam qenë dikur, një fëmijë katundi. E kisha shumë të vështirë të dilja nga ai format. Gjithmonë kam dashur në jetë të jem me njerëzit, më mirë me ata që kishin të njëjtin mentalitet si unë,” pat deklaruar Pacolli dikur për Al Jazeera, shkruan gazeta Mondo.

Sot ai kontrollon një perandori me biznese në Amerikën Jugore, Lindjen e Mesme, Evropën Lindore dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, me një qarkullim vjetor prej më shumë se një miliard eurosh. Posedon hotele ekskluzive dhe banka. Afër Prishtinës ka ndërtuar shtëpinë e tij, ku shtëpia dhe pronat vlerësohen disa dhjetëra miliona euro.

Përpara hyrjes në politikë në vitin 2006, ai ishte president dhe drejtor i përgjithshëm i “Mabetex Group”, një kompani ndërtimi zvicerane, e cila mes tjerash ishte pronare e tabloidit “Lajm”, ndërsa njihet edhe si sponzor i klubeve të shumta sportive në Kosovë. Pacolli pothuajse asnjëherë nuk është lidhur drejtpërdrejt me konfliktet në Kosovë, por po me financimin e UÇK-së, e më vonë edhe të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Si politika e hapur, ashtu edhe ajo “e fshehtë” janë terreni i tij. Ai është gjithkund, në çdo vend të rëndësishëm, në pothuajse çdo fotografi që “fikson” ndonjë moment të rëndësishëm — si ajo e fundit ku është me Thaçin dhe William Walker-in, i cili arriti së fundmi në Kosovë me propozimin për bashkimin e të gjithë shqiptarëve ku do që jetojnë.

Pacolli, përkatësisht, gjithmonë ka qenë hapur i përfshirë në jetën politike edhe kur nuk ka qenë në ndonjë funksion.

Sipas pranimeve të tij, veçanërisht ka qenë i angazhuar në njohjen e Kosovës, ndërsa mediat shkruajnë se nuk ka kursyer para, duke u paguar “vendeve të vogla ishullore” që ta njohin atë.

Shtypi në Maldive, për shembull, ka publikuar se njohjen e tyre për pavarësinë e Kosovës Pacolli e ka paguar dy milionë dollarë. Bashkëkombësit e tij, po t’i pyesësh se kujt i qëndron më afër Pacolli — Thaçit apo Ramush Haradinajt, ata, siç thuhet, do të përgjigjen shkurt: parasë dhe profitit.

Është i njohur për dasmën spektakolare me këngëtaren italiane me origjinë shqiptare Anna Oxa. gjatë asaj martese nga viti 1999 deri në vitin 2002, dyqanet e fotografive në Prishtinë ishin të mbushura me fotot e tyre të përbashkëta. Tani është në martesë me rusen Maria.
Dikur ka qenë edhe ushtar shembullor në Gardën e Titos.
Ata që kanë pasur rastin të bisedojnë me të e përshkruajnë si njeri që nuk ngurron të përgatisë vetë kafe në një aparat të vogël për mysafirët e tij. Shpesh, thonë, ka thënë se nëse dëshironi sukses në jetë, duhet të jeni në të njëjtin nivel me bashkëbiseduesin tuaj — qoftë duke u ulur apo duke u ngritur në nivelin e tij. Që nga konflikti në Kosovë, thuhet se ka qëndruar dy herë në Beograd, prej të cilave një herë për t’u takuar me Slobodan Milosheviqin, shkruan Mondo.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.