Nga mesnata rriten çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojë nafta

Nga mesnata e 2 nëntorit, karburantet në Maqedoninë e Veriut do të shiten me çmime më të larta, pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). Benzina shtrenjtohet për 2 denarë për litër, ndërsa dizeli për 1 denar. Rritja me...

Nëntor 2, 2026 - 15:00
Nga mesnata rriten çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojë nafta

Nga mesnata e 2 nëntorit, karburantet në Maqedoninë e Veriut do të shiten me çmime më të larta, pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Benzina shtrenjtohet për 2 denarë për litër, ndërsa dizeli për 1 denar. Rritja mesatare e çmimeve me pakicë është 1,55 për qind.

Çmimet maksimale të reja do të jenë:

* EUROSUPER BS-95: 93 denarë/litër
* EUROSUPER BS-98: 95 denarë/litër
* EURODIZEL: 100 denarë/litër

Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet 110 denarë për litër, ndërsa mazuti shtrenjtohet për 1,30 denarë dhe do të kushtojë 55,573 denarë për kilogram.

KRRE njofton se çmimet janë përcaktuar duke marrë parasysh lëvizjet e çmimeve të naftës në tregjet botërore dhe kursin e dollarit. Bëhet fjalë për çmime maksimale, që do të thotë se kompanitë mund t’i shesin karburantet edhe më lirë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.