Nga protesta para Qeverisë te salla plenare: PDK dhe Aleanca kërkojnë vazhdimin e seancës
Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë hyrë në sallën plenare të Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe funksionalizimin e institucioneve. Kjo lëvizje vjen pas qëndrimit të PDK-së gjatë mëngjesit para objektit të Qeverisë...


Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë hyrë në sallën plenare të Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe funksionalizimin e institucioneve.
Kjo lëvizje vjen pas qëndrimit të PDK-së gjatë mëngjesit para objektit të Qeverisë, ku deputetët e kësaj partie kritikuan kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe e akuzuan atë për “uzurpim”. GAZETA10
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
