Nga shtegu pranë Vardarit deri te bastisja në shtëpi, policia sekuestron drogë dhe para
Marihuanë pranë Vardarit, bastisje në shtëpinë e një 19-vjeçari në Shkup – sekuestrohen edhe para dhe substancë pluhur Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria në lagjen Gjorçe Petrov, pasi policia i ka gjetur marihuanë gjatë një...
Marihuanë pranë Vardarit, bastisje në shtëpinë e një 19-vjeçari në Shkup – sekuestrohen edhe para dhe substancë pluhur
Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria në lagjen Gjorçe Petrov, pasi policia i ka gjetur marihuanë gjatë një kontrolli në një shteg këmbësorësh pranë lumit Vardar.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), arrestimi është kryer dje, në orën 18:40, nga zyrtarë të Njësisë për Tregti të Paligjshme me Drogë dhe Armë pranë SPB Shkup. Gjatë kontrollit personal, te 19-vjeçari me inicialet F.S. është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Rasti nuk është ndalur vetëm te kontrolli në terren. Më vonë, me urdhër gjykate dhe në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë MPB-së, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat e tjera që i shfrytëzonte i riu.
Gjatë bastisjes, policia ka sekuestruar edhe një substancë të bardhë në formë pluhuri, si dhe para. Megjithatë, në njoftimin zyrtar nuk specifikohet lloji apo përbërja e substancës së gjetur.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj 19-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim përkatës. Gazeta Flaka
The post Nga shtegu pranë Vardarit deri te bastisja në shtëpi, policia sekuestron drogë dhe para appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.