Nga taksi në grabitje: 29-vjeçari kërcënoi turistin kinez dhe i mori paratë
Një udhëtim me taksi në orët e para të mëngjesit në Shkup dyshohet se përfundoi në grabitje. Policia ka ndaluar një 29-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kërcënuar me send të mprehtë një turist nga Kina dhe i ka marrë paratë. Sipas...
Një udhëtim me taksi në orët e para të mëngjesit në Shkup dyshohet se përfundoi në grabitje. Policia ka ndaluar një 29-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kërcënuar me send të mprehtë një turist nga Kina dhe i ka marrë paratë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur në zonën e Komunës së Aerodromit. Rreth orës 01:50, policia ka privuar nga liria A.K. (29) nga Shkupi.
Dyshohet se ai kishte transportuar me automjetin e tij privat, të cilin e përdorte si taksi, shtetasin kinez J.T. (26) drejt destinacionit të kërkuar.
Por pas përfundimit të udhëtimit, situata dyshohet se ka marrë tjetër rrjedhë. A.K. i kishte kërkuar turistit një shumë më të madhe parash se tarifa reale e transportit.
Kur turisti nuk kishte pranuar të paguante shumën e kërkuar, 29-vjeçari dyshohet se e kishte kërcënuar me një send të mprehtë dhe më pas ia kishte marrë paratë.
Policia po e dokumenton rastin, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “grabitje”, sipas nenit 237 të Kodit Penal.
Hetimi për rastin vijon.
The post Nga taksi në grabitje: 29-vjeçari kërcënoi turistin kinez dhe i mori paratë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.