Ngjarje shqetësuese në Kërçovë, 73-vjeçarja dyshohet se kërcënoi dy fëmijë
Një 73-vjeçare nga Kërçova është kallëzuar penalisht nën dyshimin për veprën penale “dhunë ndaj fëmijës”. Sipas policisë, më 29 gusht, gruaja dyshohet se ka hedhur dru në drejtim të dy fëmijëve që po luanin në oborr. Më pas, ajo dyshohet...
Një 73-vjeçare nga Kërçova është kallëzuar penalisht nën dyshimin për veprën penale “dhunë ndaj fëmijës”.
Sipas policisë, më 29 gusht, gruaja dyshohet se ka hedhur dru në drejtim të dy fëmijëve që po luanin në oborr. Më pas, ajo dyshohet se i ka ndjekur fëmijët me një mjet të mprehtë dhe u ka dëmtuar topin.
Rasti është në procedurë dhe institucionet kompetente po ndërmarrin masat e nevojshme.
Flaka
The post Ngjarje shqetësuese në Kërçovë, 73-vjeçarja dyshohet se kërcënoi dy fëmijë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.